Qytetarë të moshës së tretë në kryeqytet sërish nuk binden, ata vazhdojnë të qëndrojnë në sheshpushime të lagjeve dhe lulishteve.

Në sheshin tek “Medreseja” jo vetëm ata kanë mbushur stolat, por ata nuk respektojnë as distancën sociale.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=n-xO7_ACsA4?feature=oembed&w=1200&h=675]

Me problematikët duken mosha e tretë tek “Sheshi Shtarus”, i cili njihet si fusha e dominos.

Lojtarët e rregullt të dominos, nuk kanë munguar as këtë të martë, të cilët u shpërndanë disa herë nga policia, por  ata vazhdonin të rrinin përrreth stolave, dhe sapo largohen forcat policore rikthehen në stola sërish.

Në rrugët e kryeqytetit ndesh plot qyteatrë të moshës së tretë, të cilët kanë dal për të bërë pazaret.

Ata thonë se janë të detyruar pasi jetojnë vetëm dhe nuk ka kush t’i shërbejë, shërbimin social ata thonë se nuk e njohin fare.

“Jam bërë operacion dhe jetoj vetëm. Jam i detyruar të dal për nevoja personale”, shprehet një i moshuar.

Megjithatë rrugët e kryeqytetit i përngjanin një dite të zakonshme pranvere e jo një situate të jashtëzakonshme të shkaktuar nga koronavirusi./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re