Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe kryetari i Komisionit të Solidaritetit Rakhine, Kofi Annan i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit së OKB-së që t’i bëjë presion qeverisë së Mianmarit për krijimin e kushteve të cilat do të mundësojnë kthimin në mënyrë të sigurtë dhe të ndershëm të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre.
Pas takimit të mbyllur në KS-OKB lidhur me zhvillimet në Arakan, Annan në një deklaratë për media tha se i ka njoftuar shtetet anëtare të KS-OKB-së për raportin e Komisionit të Solidaritetit Rakhine.
Ai potencoi nevojën prioritare të dhënies fund të dhunës në Arakan, arritjes së ndihmave humanitare në vend dhe mundësimin e kthimit të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre.
“Nuk do të jetë i lehtë kthimi i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh, përderisa ata nuk e ndjejnë veten të sigurtë. Qytetarët e Arakanit nuk duhet të kthehen në kampe, por në fshatrat e tyre. Nga KS-OKB duhet të merret një vendim për t’i bërë presion qeverisë së Mianmarit për krijimin e kushteve të cilat do të mundësojnë kthimin në mënyrë të sigurtë dhe të ndershëm të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre”, tha Annan.
Sipas tij, në rast të zgjidhjes së krizës në Arakan, qeveria e Mianmarit do të ketë më shumë kohë për t’i ndarë problemet tjera të mëdha në vend.
Annan po ashtu thekson nevojën e angazhimit për të punuar edhe me qeverinë e Mianmarit por edhe me ushtrinë e Mianmarit./k.i/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re