Flamur Noka nga takimi që zhvilloi me opozitën e bashkuar në Durrës u shpreh se Shqipëria është në rrezik për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Në fjalën e tij, ai deklaroi se bashkimi, përballja dhe gjunjëzimi i këtij regjimi është sfida e opozitës.

Flamur Noka u shpreh se domosdoshmëria e punës së opozitës është të mundësojnë rotacionin politik, që prej 11 vitesh nuk po e lejon Rama.

Deputeti i PD komentoi edhe vendimin e Kuvendit një ditë më parë që nuk votoi për të  cuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. “Drejtësinë e reklamoi se e ka instrument që kur i duhet e përdor, kur nuk i duhet e shkel në këmbë”, tha Noka.

“Dje kuvendi me urdhrin e Ramës, drejtësinë e reklamoi se e ka instrument që kur i duhet e përdor, kur nuk i duhet e shkel në këmbë. Kur i duhet të për të instaluar regjimin e tij autokratik, ai arreston liderin e opozitës pa asnjë prove dhe fakt dhe e mban të burgosur pa asnjë akuzë. Kur nuk i duhet e shkelmon sepse nuk mund ti kërcënojë ortaken e tij në aferë Olta Xhacken, apo në rastin e Xibrakës, vëllain e tij, apo një drejtësi e cila organizatës kriminale 5D nuk do të mund ta anashkalojë dhe ti gjykojë individualisht. Një drejtësi reale 5D duhet ta gjykonte si grup strukturuar kriminal. Shqipëria është në rrezik kombëtar, ndaj bashkimi, përballja dhe gjunjëzimi i këtij regjimi është dhe do jetë sfida jonë. Në këtë aspekt domosdoshmëria e punës tonë është të mundësojnë rotacionin politik. Shqipëria këto shanse i ka të bllokuara nga Rama. Ndaj edhe reforma zgjedhore që do propozohet nga ana jonë do të këtë këtë synim. Një reformë që siguron zgjedhje të lira dhe mundëson rotacioni”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re