Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho në një lidhje me skype për Fax News ka komentuar situatën e Covid në vendin tonë, ku ka apeluar qytetarët që të mos neglizhojnë variantin Omicron.

“Varianti Omicron kur arrin në xhepat e të pavaksinuarve, shkakton edhe humbje jete”, tha Dasho, i cili u pyet nga gazetarja e Fax neës Denisa Ruzi, për eksperiencën e saj personale. Gazetarja u shpreh se edhe pse ka qenë e vaksinuar me dy doza të Pfizer, e ka kaluar në një gjendje disi të vështirë infektimit nga varianti Omicron.

“Ndoshta mund të keni pasur me shumë se 6 muaj kohë nga vaksinimi. (gazetarja kishte 6 muaj nga marrja e dozës së dytë).

Prandaj kërkohet apluikimi i dozës përforcuese, edhe në mungesë të dozës booster, vaksina ka luajtur një rol që të kalohet më lehtë. Virusi ka paparashikueshmëri shumë të lartë. Në rastin tuaj fatmirësisht keni qenë e vaksinuar, në mjekësi nuk mund të flasim me sikur”, tha Dasho.

Ndërkohë që eksperti u shpreh se periudha postcovid mund të zgjasë për shumë muaj, dhe tha se kt është një fenomen që është ende duke u studiuar. Ai apeloi që qytetarët të mos anashkalojnë masat parandaluese kundër infektimit.

“Periudha post covid ka një sërë komplikacionesh, që karakterizohen nga lodhja, dhe mund të zgjasin edhe për disa muaj me radhë, është një fenomen që është në studim e sipër. Ndaj rekomandohet shmangia e infektimit me Covid, se dëgjoj shpesh që njerëzit thonë ‘të na infektojë Omicron’ në vend që të bëjmë vaksinën rikujtuese. Me Covid nuk ka shaka, është një sjellje e pakujdesshme që të anashkalohen masat mbrojtëse”, tha Dasho, i cili komentoi dhe faktin se një numër i madh testesh dalin të pasakta.

“Omicron ka pësuar shumë ndryshime në raport me variantet e mëparshme, ndaj është dhe e vështirë që të identifikohet përmes testeve të antigenit.

Ka pasur raste që ka pasur persona që janë infektuar në të njëjtën kohë me Covid dhe me grip, që mund të sjellë edhe një klinikë të veçantë, kërkon një kujdes më të madh”, u shpreh Dasho.

Eksperti vlerësoi rritjen e numrit të testimeve, por sipas tij mbetemi ende në shifra shumë të larta të rasteve pozitive, në raport me testet e kryera.

“Ne kemi një përqindje shumë të lartë të pozitivitetin në testet që kryhen. Testimi është baza ndaj cddo përgjigje ndaj Covid, vendet si Gjermania kanë një taktikë të suksesshme me testimet, në Shqipëri ka ende 33% të testimeve pozitive”, deklaroi Dasho.

Sa i takon fushatës së vaksinimit në Shqipëri, Dasho tha se ajo lë shumë për të dëshiruar, për shkak se është përdorur politikisht.

“Në Shqipëri fushata e vaksinimit u përdor për efekte elektorale, për një kohë të gjatë vaksina e vetme që disponohej ishte Coronavac, mos të harrojmë që fushata e vajsinimit nisi në të njëjtën kohë me fushatën elektorale. Kjo nuk la një shije të mirë te qytetarët shqiptarë”, përfundoi Dasho.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re