Të revoltuar qytetarët sot kanë dalë në protestë para kryeministrisë duke kundërshtuar qëndrimin që qeveria shqiptare po mban ndaj Kosovës.

Një prej qytetarëve, i pranishëm në protestë tha për mikrofonin e Panorama TV se  kryeministri Edi Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë është më vëllezërit tanë kosovarë apo me serbët.

“Unë kam një thirrje për kryeministrin, SHBA dhe BE: Jepuni shqiptarëve dhe kosovarëve armët siç i ka dhënë rusi dhe kinezi Serbisë dhe ti marrin ushtarët e EULEX dhe ata që rrihen si gomerë në veri.

E mbrojmë vetë Kosovën.

Nëse Kosova ishte nën pushtimin serbo sllav tani kërkojnë ta kenë nën pushtimin evropian dhe amerikan.

Rama të mos bëjë strucin në rërë, të dalë dhe të thotë është më vëllezërit kosovarë apo me serbët.

Kosovarët janë në trevat e tyre shekullore.

Të na japin armët dhe ne e mbrojmë vetëm Mitrovicën”, tha ndër të tjera qytetari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re