Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të ndalur rritjen abuzimeve të çmimeve të naftës dhe ushqimeve të shportës.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj kërkon që të ndalet urgjentisht dhuna e efektivëve të policisë kundrejt qytetarëve që dolën në protestë për rritjen e çmimeve.
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”, shkruan Alibeaj.
Vlen të theksojmë që forcat shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë të pajisura me skafandra kanë dhunuar dhe shoqëruar në komisariat qytetarët që dolën në protestë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
