Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalohen. Ky është qëndrimi i Gunther Krichbaun, deputetit gjerman të CDU-së, “Uninionit Kristian Demokrat” duke iu referuar akuzave të Sali Berishës për shkleje të kushtetutës nga SPAK pasi kjo e fundit kërkoi dhe më pas gjykata e posaçme vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për ish kryeministrin Sali Berisha.

 

 GUNTHER KRICHBAUN

DEPUTET I  CDU, GJERMANI

 

Të gjitha sulmet kundër SPAK unë do t’i konsideroja të ndaluara. Do të duhet të mbrohet nga sulmet që sipas tyre SPAKU është i politizuar. Janë të gabuara, jane abusurde, nga ana jonë dënohen. Mbani duart larg nga funksionaliteti i SPAKU-t. Këtu ka shumë Tahiri, shumë Berisha e Ahmetaj. SPAKU po bën punën e tij, para ata që deri më parë konsideroheshin të paprekshëm, të mund të jenë tani subjekt të ligjit.

 

Nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse qëndrimet e tij ndaj çështjes “Berisha” janë personale apo përfaqësojnë atë të grupit parlamentar të CDU-CSU apo të partive popullore evropiane. Për Gunther Krichbaun imuniteti i deputetit nuk duhet të bëhet pengesë për drejtësinë duke i dhënë të drejtë SPAK për vendimin ndaj Sali Berishës.

 

GUNTHER KRICHBAUN

DEPUTET I CDU, GJERMANI

 

Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentarë të caktuar. Imuniteti mbron funksionalitetin e parlamentit por jo të parlamentarëve të veçantë kundrejt organeve ligjzbatuese. Për këtë aryse thuhet që imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Dhe SPAK-u thotë nuk thotë se nuk po i heqin lirinë por është një masë për kufizimin e lirisë, prandaj nuk ka lidhje me imunitetin.

 

Qëndrimet e deputetit gjerman Gunther Krichbaun erdhën pas disa takimeve që ai zhvilloi në Tiranë mes të cilëve me kreun e SPAK Altin Dumani, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha. Me ish kryeministrin Sali Berisha tha se nuk u takua  mbi të rëndojnë akuza të rënda që nga non grata amerikane dhe britanike e së fundmi nga SPAK për akuzën e korrupsionit për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

 

GUNTHER KRICHBAUN

DEPUTET I DEPUTET I CDU, GJERMANI

 

Ndaj Z. Berisha ka akuza shumë të fuqishme nga ana e SPAK. Më para SHBA dhe Britania e Madhe e kanë deklaruar “non grata”. Dhe përpara se unë të takohem me njerëz do të doja të mos të kishin asnjë akuzë konkrete. Bëhët fjalë për akuza të rënda, akuza penale, ky është mendimi im personal.

 

Në detyrën edhe të zëdhënësit për çështjet evropiane i CDU-CSU,  deputeti gjerman i bëri thirrje qeverisë të nis punën komisioni për reformën zgjedhore dhe të përmbushë kushtet e vendosura nga parlamenti gjerman për ligjin për mediat dhe depolitizimin e administratës shtetërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re