Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për problemet që po kalon Shqipëria në bujqësi dhe blektori.

Sipas Panaritit, qeveria në periudha të caktuara të vitit duhet të ndalojë importin ose t’i vendosë taksë të lartë prodhimeve të huaja pasi vetëm në këtë mënyrë mbron fermerin dhe produktet e vendit tonë. Gjithashtu Panariti i bëri thirrje qeverisë që të japë subvencione për fermerët dhe blektorinë pasi sic thotë ai në të ardhmen do të asgjësohen të gjithë fshatrat.

Ne kemi super prodhim mollësh dhe ëhstë për tu inkurajuar, fermerët tanë në Korcë dhe Peshkopi i përkushtohen kultivimit të mollëve dhe kemi super prodhim. Problemi i vetëm është që nuk tërhiqet nga tregu për disa arsye. Ne ndryshe nga cdo vend tjetër importojmë mollë importi duke lënë pa shitur mollët e vendit tonë. Unë mendoj se cdo shtet i përgjegjshëm kryen politika mbrojtëse që në kulmin e pikut të prodhimit vendas mundet që në një marrëveshje të ulë traun ose të taksojë rëndshëm importet. Këtë gjë e bën edhe Zvicra për sa kohë ka pa shitur prodhimin vendas. Prodhimi vendas duhet të orientohet drejt varianteve të reja duke lënë mollën klasike sic është goldi apo star king ne të futemi edhe me të rejat sic është Pinkleiti, molla fuxhi e cila tërhiqet dhe pëlqehet më shumë nga konsumatori. Bujqësia shqiptare rrezikon të shtypet nga mbështetja shumë e ulët financiare me subvencione shumë të pakta gati inegzistente dhe nga kostoja shumë e lartë e prodhimit.

Nevoja urgjente që ka sot fshati? “Ju them me bindje që një pjesë e madhe e fshatrave rrezikojnë të kthehen vetëm në emërtesa gjeografike p[asi fshatarin dhe fermerin nuk e lidh asgjë. Prodhimi nuk i shitet, edhe blegtoria është keq gati është përgjysmuar dhe nuk ka ndodhur kurrë që fshatarët të mos mbajnë bagëti. Fshatari nuk ka leverdi të mbajë dele , dhinë, lopën sepse konkurrohet dhe shtypet nga qumështi i importit. Nëse shkon në market të ofrohet qumësh i jashtëm dhe ky shqiptari nuk e konkurron. Qumështi nga Serbia vjen në Shqipëri mne cmim 90 lekë/L ndërsa qumështi i fabrikave tona nuk del poshtë 110l lekë/ L. Është prishur një traditë prej qindra vitesh kur fshatarët që kishin bagëtinë, bënin përpunimin e mishit dhe furnizonin me qumësht investimet mikro turistike apo bujtinat me mish dhe qumësht.

“Nuk ka bujëqëi pa plehra kimik. Një bujqësi të mbahet në këmbë dhe të prodhojë me rendimente të larta ka nevojë për azot ka nevojë për fosfor, etj. Unë nuk them të subvencionohen pesticidet, por them që të subvencionohen plehrat kimike pasi çmimi ka shkuar në stratosferë. Janë rritur cmimet e dapit, naftës gati ka shkuar 200 lekë për litër. Prodhimi jonë nuk është konkurrues. Propozimi im është i qartë, të rritet masa e subvencionit, të rriten inputet, të subvencionohet blegtoria për numër krerësh sic ka qenë më parë. Për cdo kokë kokë të mbarështruar të paguhet fermeri në para në dorë për të gjithë bagëtitë në mënyrë që ai të ulë kostet. Qeveria të dalë me vendim që në mënyrë të detyrueshme: Të gjitha spitalet, forcat e armatosura, azilet, strukturat e rendit të furnizohen me prodhim vendas, nuk ka kuptim që të ushqesh entet e tua publike me prodhim importi. Kjo është një masë që ka në dorë qeveria. Qeveria gjithashtu të vendosë disa masa mbrojtëse duke bllokuar importin pasi po shkojmë drejt asgjësimit të bujqësisë”, tha Panariti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re