Policia e Shkodrës ka nisur inspektimin në liqenin e Komanit për të ndaluar lundrimin e mjeteve që nuk përmbushin kriteret dhe  rrezikojnë jetën e turistëve.

 

Bëhet me dije se janë bllokuar 5 varka të ndërtuara në mënyrë artizanale, si dhe janë gjobitur me 10 mijë lekë drejtuesit e tyre.

 

Policia ka bllokuar dhe një tjetër mjet lundrues që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

 

“Gjithashtu, u bë bllokimi i një mjeti lundrues traget në pronësi të shtetasit Gj. G., pasi gjatë verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në kalatën e liqenit të Komanit, është konstatuar se ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij’, thuhet në njoftim.

 

Policia ka nisur këtë sezon veror kontrolle të vazhdueshme në vijën bregdetare për të evituar tragjeditë në plazhet shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re