Skip to content

“Të ndryshohet Kodi Zgjedhor!”, Kume: Shqipëria të ndahet në 4 rajone, jo në 12 qarqe, partitë mund të marrin më shumë mandate

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume flet për Fax News:

Ajo çfarë kemi realizuar deri më sot tregon se jemi përballë një situate jo si ajo që dëshironim referuar kërkesës tonë për mirëqeverisjen demokratike. Unë mendoj se nuk ka përse të përsëritet ajo që është bërë më përpara. Ndryshimet në zbatim të kërkesave të bëra nga raportet e bëra nga OSBE-ODIHR. Është koha që ne të ridimensionojmë sistemin zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, ky që kemi proporcionali rajanali, po ashtu edhe ai që kemi për zgjedhjen e këshilltarëve bashkiakë. Të bëhet një ndryshim që të votohet me sistemin proporcional por me lista të hapura që qytetarët të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Pra duhet të ndryshojmë me themel në mënyrë që më pas të mos kemi ndërtimin e një adminstrate politike. Është koha që ne duhet të mirërregullojmë çështje që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin. Siç u tregua edhe në zgjedhjet e kaluara në mungesë të vullnetit për të zbatuar ato ndryshime, nuk kemi arritur pritshmëritë. Pra duhet të rideimensionojmë problemet dhe të gjejmë rrugëzgjidhje më të mira. Ne kemi nevojë të rishikojmë edhe hartën territoriale administrative dhe organizimin e pushtetit vendor në të gjithë vendin. Për pasojë është koha që të futemi në themel të këtyre çështjeve pra jo vetëm të ndajmë territorin e Shqipërisë në një hartë për njësitë e qeverisjes vendore.

A duhen rikthyer koalicionet?

Koalicionet janë. Ajo që duhet të kërkojnë partitë e opozitës për të mirëorganizuar fuqinë e votës, është që të zvogëlohet numri i njësive zgjedhore, pra të mos garohet në 12 qarqe por në shumë më pak sesa kjo. Të biem dakord që Shqipëria të ndahet në katër rajone të mos jetë më në qarqe. Në këtë mënyrë partitë politike do kenë mundësi të marrin më shumë mandate nga vota e qytetarëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb