Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja dhe kreu i PD, Lulzim Basha kane replikuar ne Kuvend.

Basha iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se “ti dhe shefi jot, jeni nona e korrupsionit”

“Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjera personale. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelën leshtë e mi në gojë ty dhe atij që mungon sot. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.

Ke hallin e Durrës Kukës, po ke 11 vjet në qeveri, coje ne prokurori. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. I jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam i gatshëm ti nënshtrohem, edhe për 40 të tjera.

21 janar? Po a nuk jeni ju që e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Pse duhet të prisnit Strasburgun.”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re