Në kuadër të javës së Europës 🇪🇺🇦🇱, Këndi i BE-së së Bashkisë Gramsh në bashkëpunim me gjimnazin “Shefqet Guzi” organizuan aktivitetin “Të njohim më mirë Europën”.

Ky aktivitet ishte konkursi final midis tri grupe nxënësish fitues nga kunkurset e mëparshme të zhvilluara në këtë kuadër.

Aktiviteti kishte si synim edukimin tek nxënësit, ndjenjën e përkatësisë Europiane të kombit tonë dhe vlerat universale mbi të cilat është ngritur dhe funksionon Bashkimi Europian.Pas konkursit të gjithë pjesëmarrësit morën certifikata nga Këndi i BE-së dhe nga një dhuratë simbolike. Fituesit e çmimit të parë u shpërblyen me një kupë.🏆

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re