Belind Këlliçi paralajmëroi në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës së të tjera dokumente “përvëluese” dhe të “nxehta” do të bëjnë publike.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se nuk do të tërhiqen dhe do të protestojnë derisa siç tha ai “Veliaj të largohet dhe të shkojë para drejtësisë”.

Belind Këlliçi deklaroi se kauzës së tyre do ti shkojnë deri në fund. “PD nuk shitet, Sali Berisha nuk komprometohet”

“Ku i kë sot drejtuesit e fushatës, ku e ke Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushën, ku i ke pjesën tjetër, Kacidhen ku e ke, Erion Rapajn ku e ke?  Ben Malokun ku e ke? Arben Maloku bridhte gjykatave para dy javësh për të intimiduar gjyqtarët për logon e PD. Por nga demokratët do ta marrësh përgjigjen. I japim fjalën qytetarëve që ne nuk tërhiqemi, sado që të ketë presion. Ne këtu do jemi. PD nuk shitet, Sali Berisha nuk komprometohet, ne kësaj kauze do ti shkojmë deri në fund. Sado të nxehta do jenë temperaturat, të nxehta dhe përvëluese do jenë dokumentet e reja. Nëse ka një tentativë të SPAK për të amnistuar Erion Veliajn, pa merak se kemi dokumente që ta mbajmë çështjen hapur sa të doni ju, ne këtë çështje nuk e dorëzojmë”, tha Këllici i cili njoftoi se protesta e radhës do të jetë të premten e ardhshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re