Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për Fitër Bajram. Në një prononcim për mediat nga Komunitetit Mysliman Shqiptar, Meta u shpreh se duhet të nxitojmë për punë të mira. Ai tha ndër të tjera se pa sakrificë nuk ka begati.

Po ashtu, Ilir Meta bëri thirrje që të zgjidhet njëherë e mirë dhe pa vonesa çështja e pronave të komuniteteve fetare.

“Begati në cdo familje shqiptare. Uroj për lutje të pranuara gjatë këtij muaji të madhërishëm. Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamet, të nxitojmë për punë të mira. Pa sakrifica nuk ka begati. Ju shpërfletshin sakrificat atyre që kanë agjëruar.

Do të kemi më shumë mbarësi nëse do ti japim zgjidhje çështjes së pronave të komuniteteve fetare.

Po them edhe njëherë të nxitojmë për punë të mira dhe të arrijmë punë të mira. Na duhet edhe ndihma e zotit, ta kemi të madhe këtë ndihmë nëse qeveria, shteti parlamenti marrin masa për të zgjidhure njëherë e mirë çështjen e pronave të komunitetit fetare pa vonese dhe pa asnjë përjashtim”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re