Një aeroplan me 72 njerëz në të, është rrëzuar afër një aeroporti në qendër të Nepalit, duke lënë të vdekur të paktën 40 persona, kanë thënë zyrtarët.

 

Aeroplani i kompanisë Yeti Airlines, që është nisur nga Katmanduja për në qytezën turistike Pokhara, është rrëzuar në ulje e sipër, duke u përfshirë nga flakët.

 

Në aeroplan kanë qenë 68 pasagjerë, përfshirë 15 me shtetësi të huaj dhe katër pjesëtarë të bordit.

 

Qindra ushtarë nepalezë janë të përfshirë në operacion e kërkim-shpëtimit.

 

“Pritet të identifikojmë më shumë trupa”, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke shtuar se aeroplani “është ndarë copa-copa”.

 

Aksidentet me aeroplanë nuk janë të pazakonshme në Nepal, dhe zakonisht ndryshimet e motit mund të vështirësojnë kushtet e udhëtimit.

 

Në maj të vitit 2022, patën vdekur 22 persona, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në rajonin nepalez, Mustang./rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re