Të paktën gjysma e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht që nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit gati katër muaj më parë.

Të dhënat satelitore të analizuara nga studiues të universiteteve amerikane, gjetjet e të cilave janë vënë në dispozicion të rrjetit, tregojnë se nga 7 tetori janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga 144,000 deri në 175,000 ndërtesa. Ky numër korrespondon me 50 deri në 61% të të gjitha ndërtesave në enklavën palestineze.

Imazhet satelitore, të analizuara nga Corey Sher i Universitetit të Qytetit të Nju Jorkut dhe Jamon Van Den Hook i Universitetit Shtetëror të Oregonit, konfirmojnë gjithashtu se granatimet e Rripit jugor dhe qendror të Gazës janë përshkallëzuar që nga fillimi i dhjetorit.

Khan Younis, qyteti më i madh në Rripin jugor të Gazës, të cilin oficerët izraelitë e përshkruajnë si “kryeqytetin”, bastionin kryesor të Hamasit, është goditur jashtëzakonisht rëndë, sipas analizës.

Të paktën 38,000 ndërtesa në Khan Yunis u dëmtuan ose u shkatërruan plotësisht.

Në të gjithë enklavën palestineze, lagjet u shkatërruan, rrugët e zëna tregtare u shndërruan në gërmadha, universitetet u rrafshuan, të korrat u thanë, raporton BBC. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re