Pas paraqitjes në SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet për koncesionin e sterilizimit, ka folur për mediat duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Beqaj tha se paraqitja e sotme ishte në zbatim të procesit të vendimit të Gjykatës.

“E kam thënë dhe para një jave, që preh 20 nëntorit, duhet të respektoj një vendim gjykate dhe çdo të premte duhet të paraqiten në një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot”, tha ish-ministri.

Pyetjes nëse ka bërë apelim për sendet e sekuestrua, ai tha jo, por shtoi se ka kërkuar t’i kthejnë laptopin.

“Jo nuk kam bërë apelim. E para, ajo është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh, unë e kam pranuar. Kam kërkuar që të nesërmen që të paktën laptopin të ma japin sa më shpejt që të vazhdojë komunikimin me SPAK për çështjen e sterilizimit. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka nga drejtësia , pir dhe nga drejtësia kërkojë të jetë korrekte me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportet e KLSH, megjithatë është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma s’më janë vënë në dispozicion”.

Në lidhje me Ermal Kurtulajn, ai tha se e njeh prej 15 vitesh, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij nuk ka asnjë lidhje ekonomike me restorantin Gzona që nga viti 2020. Ndër të tjera ai tha se kur bashkëshortja e tij u largua, mori mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra për punën e bëra.

“Ermal Kurtulajn e njoh për më shumë se 15 vjetësh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt të SASPAK. Lokali Gzona është një pyetje e pavend që mund të më bësh. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar dhe ka marrë mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra për punën e bërë”, tha Beqaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re