DURRES- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencë për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, të marrë si të pandehur për akuzat: fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmon për “BalkanWeb” se Prokuroria e Durrësit e ka kaluar çështjen për hetim në organin e akuzës në Fier.

Kjo pasi çifti pretendon se hetimi po bëhet për hakmarrje personale, duke pretenduar se Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit është shoqe e kryeprokurores Arta Marku.

Burime jozyrate pranë Prokurorisë së Durrësit thonë se shkak për ta dërguar çështjen në Fier përveç afërsisë është edhe fakti se ky institucion nuk ka konflikt me aktivitetin që kanë ushtruar më herët bashkëshortët.

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re