Subscribe

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur pasi jemi ende larg imunitetit të tufës.

I ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku I njohur imunolog, Genc Sulçebe, është shprehur se lufta kundër Covid tashmë nuk mund të bëhet në spitale. Këshilla e tij qëndron në parandalimin e infeksionit, sa kohë që ne e dimë se si mund ta marrim.

“Kapacitetet reale pritëse të shtretërve Covid a janë realisht për të përballuar këtë fluks të pritshëm, apo jo, në qoftë se nuk janë si mund të ngrihen, këto skenare të ndryshme si janë parashikuar?

Në radhë të parë duhet të kthehemi mbrapsht, të mendojëm se si të parandalojmë infeksionin. Flasim për tu shtruar në spital, por gjëja kryesore është, dhe kjo I duhet sqaruar popullatës, që kjo epidemi nuk zgjidhet në spital, nuk zgjidhet me oksigjen. Zgjidhet me parandalim, sepse është një infeksion të cilin ne e dimë se si merret.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re