Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me socialistët në Kavajë kujtoi primaret e PD, që nxorën të parin për qarkun e Tiranës, kryetari i PD në Kavajë, Hysen Kadiu, por që u tërhoq pasi nuk u bë pjesë e listave.
Rama deklaroi se Sali Berisha është i përgatitur për opozitë dhe jo për fitore.
“E keni parë listën e mbyllur të Tiranës. Hyseni ju këtu meriton çmimin nobel në krahasim me ata. E pastaj thonë pse i thua çyryk, po si ti them? E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Atij mirë ti bëhet, se mua nuk më vjen keq për Hysenin”, tha kryeministri.
Edi Rama: Kavaja nxori në primar fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot? E keni parë? E hëngri bufi sic hëngri të gjitha ata që u dalluan në primare. Tamam sikur i tha nxirrnin kokën t’ju shoh kush jeni ju që keni mbështetje dhe nesër në opozitë…sepse bufi nuk përgatitet për fitore, por për opozitë., Për të vetmen mënyrë sesi bufi ti të bëjë opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të lodhur njerëzit që duan të shikojnë përpara, për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës. Hyseni ju këtu meriton çmimin nobel në krahasim me ata. E pastaj thonë pse i thua çyryk, po si ti them? E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Atij mirë ti bëhet, se mua nuk më vjen keq për Hysenin.