COVID-19 është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Çdo ditë rritet numri i të infektuarve dhe viktimave.

Por çfarë po ndodh me kurimin e të infektuarve? A po marrin ata shërbimin e duhur në spitalet COVID?

Gazetari Arsen Rusta raporton se të pakën 20 persona janë larguar nga Rinasi me charter gjatë tre muajve të fundit, për t’u kuruar jashtë vendit. 20 qytetarë e infektuar u kanë besuar jetën mjekëve të Italisë dhe Turqisë. Ndërkohë, çdo ditë rriten aplikimet për kurime jashtë.

Siç shihet në foton charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore. Ndoshta, të infektuarit nuk janë të kënaqur nga shërbimet që kanë marrë në spitalet COVID të vendit, ose mjekët shqiptarë nuk kanë trajtimet e duhura për mjekimin e tyre.

Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë

 

Ndërkohë në Shqipëri, çdo ditë rëndohet edhe më shumë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën gjashtë pacientë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, gjashtë prej të cilëve pacientë të intubuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re