Qeveria e Serbisë po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që në veriun e Kosovës të vendosen forcat paqeruajtëse të KFOR-it, raporton RTK.

Kjo media ka siguruar dokumentin që Beogradi zyrtar u ka shpërndarë atasheve ushtarakë të Serbisë nëpër botë, i cili përmban edhe disa kërkesa të tjera që tentojnë ta ndryshojë gjendjen faktike në veri. Bashkimi Evropian ndërkaq rikujton se vetëm Policia e Kosovës është përgjegjëse për hetimet e sulmit në Banjskë.

Në këtë dokument, kërkesa kryesore të Serbisë për komunitetin ndërkombëtar është që KFOR-i ta marrë plotësisht nën kontroll veriun e Republikës së Kosovës. Në arsyetim të kërkesës së Serbisë, siç shkruan në dokument, kjo bëhet për shkak të “zhvillimeve të fundit në Kosovë” dhe që KFOR-i të zëvendësojë Policinë e Kosovës.

Përveç kësaj, Serbia kërkon të fillohet një hetim ndërkombëtarë mbi atë se çfarë ka ndodhur me 24 shtator në Banjskë.

Sipas dokumentit të Serbisë, të siguruar nga RTK, aty shkruan se duke pasur si top prioritet ruajtjen e paqes dhe shmangien e konfliktit, KFOR duhet të marrë përsipër të gjitha aspektet e sigurisë dhe menaxhimin e veriut, duke zëvendësuar kësisoj Policinë e Kosovës.

Kjo sipas shtetit serb duhet të vazhdojë derisa të krijohen kushtet për rikthimin në procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, themelimin e Asociacionit, si dhe të sigurohet përfshirja dhe riintegrimi i serbëve lokalë të Kosovës në Policinë e Kosovës.

Është ky pra një akt tipik dhelpërak i Beogradit në rrethanat e reja të pas 24 shtatorit, ku bishtat e saj kriminalë në veri dështuan të pushtojnë ushtarakisht veriun, sipas një skeme ruse në Krime apo më herët në Donetsk dhe Donbas.

Në kushtet kur i është kthyer kundër Perëndimi, po tenton të bëjë luajalin duke i mëshuar nevojës së KFOR-it, ndaj trupave të të cilëve u ushtruar dhunë në maj, nga element kriminalë në veri, më pasojë vetëvrasjen e një ushtari dhe mbetjen pa gjymtyrë të dy të tjerëve.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re