I dënuar me 25 vite burg, pas arratisjes nga burgu i Trikalasë në Greqi, dhe pjesë e bandës së babagjyshëve, Fatos Sulaj në një komunikim me Fax News nga burgu i Peqinit u shpreh se kushtet që ata mbahen janë ç’njerëzore. Sulaj shprehet se të dënuarit kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk i janë respektuar të drejtat, dhe shumë prej tyre mbahen padrejtësisht në qeli.

“Unë jam Fatos Sulaj, flas nga burgu i Peqinit, nuk marrim dot askënd për të drejtat tona, as familjarë as avokatë. Kemi 5 ditë në grevë urie, pimë vetëm ujë dhe kafe, dhe nuk kemi asnjë të drejtë nga ana e burgut. Kërkojmë 3 gjëra kryesore, të përcaktohet dënimi për të përjetshmit, kanë nga 22 vite brenda dhe se dinë kur do të dalin.

Është e pakuptimtë që ai bën 22 vite burg, dhe se di se kur e mbaron. Kërkojmë të vuajmë vetëm 3/5 e dënimit, pasi ne jemi penduar për atë që kemi bërë, kërkojmë amnisti për 5 vite, se gjyqtarët që na kanë dënuar janë të korruptuar.

Unë jam dënuar 25 vite se ja arratisur nga burgu i Greqisë, të drejtat tona kanë qenë zero, unë skam asnjë lloj gjëje me Shqipërinë, as edhe një lloj prove nuk kanë pasur. Duam që të kemi një gazetar që të komunikojmë, kam shlyer 6 vite deri tani.

Ne kërkojmë që të na jepet një mundësi e dytë, jemi dënuar nga prokuror dhe gjykatës të korruptuar, ku është e drejta ime? Kam të drejtë të plotë të kërkoj 5 vite amnisti, ku është e drejta jonë. Po ai që është dënuar që 17 vjeç përjetë, dhe se di akoma se kur mund të dalë nga burgu”, u shpreh Sulaj, ndërsa shtoi se ata kanë prekur fundin.

“Ne kërkojmë një gazetar që të shprehim ato një milion padrejtësi që na bëhen, këta e quajnë rehabilitim, kush na kontrollon ne, këta na bëjnë presion. Ku janë fondet e burgjeve, faleminderit familjes që na mban, që në vesh që na ushqen, këta na japin një bukë që… na fal për shprehjen por… Këta nuk të japin as një shkollë asnjë gjë, kemi vetëm 2 orë ajrim dhe kaq, të mbyllur gjatë gjithë kohës.

Nuk na është dhënë asnjë drejtim as nga stafi as nga asgjë, nuk kemi të drejtë të lidhemi me asnjë njeri tjetër përveç 10 numrave. Nuk flas dot as me gjyshen, as me kushërinjtë, këtu është… njëherë të ngre zërin  më fusin në izolim, na mbyllet dera dhe kaq, e drejta ime si mund të zgjidhet, unë kam bërë 3 telefonata për të folur me ju.

Këta i kanë çuar gjërat në ekstrem, vetëm familjarët na mbajnë me shpresë, nga të tjerat jemi zero, janë njëmijë të padrejta që na janë bërë. 1 vit më kanë mbajtur në burg pa asnjë të drejtë, kam shkuar në gjykatë dhe sa më kanë pyetur si e ke emrin, dhe më kanë dhënë 25 vite burg”, thote më tej Sulaj.

“Është një djalë që ka bërë 22 vite burg, dhe ka hyrë këtu që 17 vjeç, shokët e tij janë liruar se kanë dhënë nga 200 mijë, nga 300 mijë euro, thjesht merre fute në burg dhe kaq, kjo është e drejta jonë”, shprehet Sulaj, i cili thotë se greva do të vijojë, deri në plotësimin e kërkesave.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re