Një operacion i nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në zbardhje të së dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policia në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.

Pas hetimeve me urdhër të Prokurorisë, policia ka arrestuar përgjegjësin e doganës, doganiern e kontrollit fizik, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni apo jo./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re