Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, në shënim të saj në rrjetet sociale, kërkon që Shqipëria t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, për të kërkuar dëmshpërblim financiar nga Kina, për efektet negative financiare dhe numrin e lartë të vdekjeve që ka shkaktuar koronavirusi COVID-19 në mbarë botën, përfshirë dhe vendin tonë.

Gjermania dhe SHBA-të fajësojnë Kinën për përhapjen e koronavirusit dhe kërkojnë prej saj dëmshpërblim për të gjithë pasojat që ka sjellë në ekonomi dhe në humbjen e jetëve.

Ish-deputetja shkruan se, virusi ka dalë nga laboratori në Kinë dhe ka shkaktuar mjerim e qindra mijëra vdekje, prandaj sipas saj ky vend duhet të mbajë përgjegjësi.

“Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet ti bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.

Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre. Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes”, shkruan politikania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re