Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, të cilët sipas saj, ushtruan dhunë në seancën parlamentare të 18 dhjetorit, gjatë votimit të Prokurores së përgjithshme të përkohshme.
 
Në propozimin drejtuar byrosë së kuvendit kërkohet që deputetët e PD-së Flamur Noka, Bardh Spahia, Endri Hasa dhe Ervin Salianji, si dhe ata të LSI-së Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Indrit Braimllari. Pritet që byroja të mblidhet pasditen e sotme.
 
Në rregulloren e kuvendit, masa më e rëndë ndëshkimore është 10 ditë përjashtim nga punimet e parlamentit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re