Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një reagim thotë se kanë “ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Reagimi i plote

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të presë të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Ritheksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit tonë strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE.

Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re