Ata të përqafuar e të gëzuar këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”, thonin njëzëri ata.

Bashkë të dy. Nën dritën e hënës dhe nën tingujt e muzikës franceze, Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku shfaqen duke kënduar.

Kjo është pamja e xhiruar pak kohë më parë, kur të dy, Xhuvani dhe Baxhaku, ishin gjallë dhe ishin bashkë. Ata të përqafuar e të gëzuar këndojnë këngën franceze “formidable”, “shkëlqyer” dhe dëgjohet të citojnë disa nga vargjet e saj. “Ti ishe shkëlqyer, unë isha shkëlqyer, ne ishim shkëlqyer”, thonin njëzëri ata.

Por tashmë ata janë larguar nga kjo botë, njëri pas tjetrit dhe pas kanë lënë veprën e tyre dhe kujtimet. Një prej këtyre kujtimeve është dhe kjo video e publikuar nga Gerta Qurku, e cila shprehet se tashmë ka mbetur veç trishtimi.

“Engjejt jane larg! Tos dhe Gjergj , ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve. Dhe ne na mbet trishtimi, shkruan Qurku.

Gjergj Xhuvani dhe Fatos Baxhaku u ndanë nga jeta javën e kaluar. Të dy vuanin nga një sëmundje e rëndë që ua preu jetën në mes. Xhuvani vdiq në Itali, aty ku po “i jepte dorën e fundit”, filmit të tij të fundit “My lake”, ndërsa Baxhaku u shua në Tiranë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=b79pT3fNNFc?feature=oembed&w=640&h=360]

 

(A.B. Dosja.al)

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re