“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë kështu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojmë kurrë ndryshe. Por këtë radhë nuk ndodhi kështu. I gjetëm të vdekur, nenën me tre fëmijë, të gjithë të përqafuar’.

Kështu e nis rrëfimin e tmerrshëm kreu i grupit te ekipit italian të shpetimit, Nicola Ciannelli, që punuan për nxjerrjen e njerëzve nën rrënoja pas tërmetit në Durrës.

Bëhet fjalë për anëtarët e familjes Lala, kur forcat e shpëtimit gjetën nënë rrënoja të vdekur nenën me tre fëmijët e saj të përqafuar, binjakët dhe fëmijën tjetër ngjitur.

Është gruaja e Berti Lala, që mbijetoi nga tërmeti, por humbi të gjithë familjen.

“Ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh më tej.

Sipas rrëfimit, nëna mbante në krahë përfaqur dy binjaket, gati dy vjeçarë dhe motrën e tyre 7-vjeçe.

‘Kurrë ne nuk e mendojmë këtë gjë, kur ndodh i dorëzohemi realitetit’”-thotë kreu i ekipit italian të shpëtimit.

I vetmi i mbijetuar është nipi i tij, 17 vjeçar që shpëtoi nga një lavatriçe dhe u nxor më pas nga rrënojat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re