Teksa të premten Gjykata e Lartë pritet të vendos për pezullim apo jo të dënimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Posaçme, nuk ka kryer asnjë veprim për ekstadiminm e tij nga Italia.

Fax News ka mësuar se që nga koha kur Llalla u vu në pranga në vendin fqinj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar, autritetet tona prej 3 muajsh nuk kanë kryer asnjë korrespondencë me Italinë, për ekstradimin e tij.

Në Janar Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar italianëve kërkesën për ekstradim, por nuk kanë marr asnjë përgjigje prej tyre.

Kujtojmë se ish kryeprokurori i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Lartë duke i kerkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentetin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shendetin.

Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklauar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re