Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë një postim ironizues në Twitter, sa i takon procesit të çeljes së negociatave me BE-në, për të cilin thotë se i ngjan me kryeveprën e Samuel Beckett ”duke pritur Godonë”.

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme) Future of Europe“, shkruan Rama në postimin e tij.

Në një dokument që u bë dje publik nga mediat, Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkoi vendeve anëtarë të BE që të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli i Bashkimit Evropian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE, ku kërkohet që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile.

Për momentin shqetësim mbetet vetoja që i ka vendosur Bullgaria Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që ministrat e KE-së nuk e shohin të udhës ndarjen e dy vendeve nga procesi i përbashkët i Integrimit. Ndërkohë ditë pas dite shtohen zërat që për dy vendet duhet të hapen sa më shpejt negociatat, pa lënë pas dore reformat që duhet të ecin përpara, një pjesë e të cilave kanë nisur që të zbatohen.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re