Ervis Bylo nga fshati Butkë i Kolonjës prej tre vitesh ai endet dyerve të Gjykatës së Korçës për një çështje civile.

 

Një vit më parë kjo gjykatë ka dhënë vendimin në favor të Bylos, për një çështje që ka të bëjë me një borxh të pakthyer.

 

Por sipas tij vendimi është zbardhur vetëm pas një viti. Tashmë i akuzuari ka ankimuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, e do t’i duhet akoma të presë vendimin në  Apel.

 

Por kjo gjykatë, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, po merret me transferimin e 1000 dosjeve në Tiranë, gjë e cila do të zgjasë në kohë edhe më tepër dhënien e një vendimi si për Ervis Bylon ashtu edhe për gjithë të tjerët.

 

 

Avokati Esmerald Xhafa thotë se për mungesë gjyqtarësh, Gjykata e Korçës, shtyn pafund seancat, por ajo çfarë është më kryesorja e ka të pamundur të respektojë afatet ligjore për zbardhjen e vendimeve që merr.

 

Edhe për avokatin, çështjet civile marrin rrugën e zgjidhjes vetëm pas shumë e shumë vitesh.

 

 

Burimet bëjnë me dije se në Apelin e Korçës ka më shumë se 4 vjet që nuk shqyrtohet asnjë çështje civile. E gjithë kjo ka ardhur pasi Reforma në Drejtësi ka larguar nga puna 2 trupat gjykuese të kësaj gjykate, duke lënë vetëm një të tillë.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png