Anita Muçaj, bashkëshortja e kryeministrit të dorëhequr të Kosovës Ramush Haradinaj, ka pr.ekur me dedikimin që ajo i ka kushtuar kreut të AAK-së pas nisjes së tij drejt Hagës.

Anita i shkruan bashkëshortit të saj se po e pret që të kthehet në shtëpi së bashku më tre fëmijët e tyre.

Postimi i plotë i Anita Haradinaj

Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…

Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re