Detaje të tjera janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në kryeqytet, ku një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati, në Yzberisht. Ishte një banor i pallatit ai që fillimisht konstatoi të qarat e foshnjes e më pas lajmëroi uniformat blu. Foshnja është gjetur e mbështjellë me disa batanije dhe është transportuar menjëherë në spital.

 

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Policia po punon për të gjetur se kush e ka braktisur foshnjen.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re