Ka plasur e qeshura në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, pasi ish-deputeti Nikoll Lesi u shpreh se Lulzim Bashën do e rrahin në sallë nëse shkon në Kuvendin e Partisë Dmeokratike, që është organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

Ishte fillimisht gazetarja Anila Basha ajo që i tha ish-deputetit Arben Ristani se në Kuvendin e PD-së, kryedemokratit do t’i bëhej akuza dhe do jepej edhe vendimi për të pa prezencën e tij, por Ristani e kundërshtoi, duke u shprehur se Basha do të shkonte në Kuvend për të mbrojtur veten.

Pikërisht kjo deklaratë e Ristanit solli edhe batutën e Lesit, pas të cilës 3 gazetarët, Ylli Rakipi, Anila Basha dhe Nikoll Lesi i kapi e qeshura, duke detyruar moderatorin të ndërpresë emisionin.

Situata vazhdoi për rreth dy minuta, dhe Rakipi u desh që të ndërhynte për të qetësuar të qeshurat, që ishin të pashmangshme. Të vetmit që nuk qeshën ishin Arben Ristani dhe Dashamir Shehi.

Pjesë nga debati:

Anila Basha: Shkarkohet zoti Basha?

Arben Ristani: Pasi të shqyrtohet, do ketë një vendimmarrje

Anila Basha: Ju do i bëni gjyqin zotit Basha pa prezencën e tij, do jepni edhe akuzën, edhe vendimin

Arben Ristani: Në Kuvend bashkë me demokratët do kuvendojmë si njerëz të qytetëruar

Anila Basha: Aty mund të vijë zoti Basha, ta fërshëlleni, ta fyeni

Nikoll Lesi: Të vijë në sallë aty ai? Aty e rrahin. Kush e lë me hy aty

Video e momentit duke nisur nga 1 orë e 28 minuta*

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re