GREQI– Mesa duket jo të gjithë janë të interesuar që të mësojnë sa më shumë të dhëna të reja dhe në kohë reale për koronavirusin. Shembulli perfekt për këtë është një burrë nga Greqia, i cili është revoltuar pafund me edicionin e lajmeve.

Sapo mori vesh lajmin se nuk do të mund të shkojë në kishë për Pashkët, greku ka marrë televizorin dhe e ka hedhur nga ballkoni.

E gjithë ngjarja u filmua nga dy gra të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtën banesë me të, që gjatë gjithë kohës u munduan që ta qetësonin por pa sukses.

Të **sha koronavirusin! Ne nuk do të festojmë dot Pashkët”, thotë burri ndërsa po dilte nga dhoma me televizorin në dorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re