Replikat virtuale mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta në lidhje me situatën e koronavirusit duket se nuk do të ndalen. Rama e cilësoi si “Shvejku” Metën duke i thënë se e gjithë bota nuk ia del dot me rritjen e numrave.
Kryeministri nuk heq dorë nga rasti i Italisë, një ndër vendet më të goditur nga pandemia në valën e parë duke thënë se sot kanë humbur jetën aq persona sa në të gjithë Shqipërinë. Sipas Ramës, bazuar në të dhënat e Italisë, nëse bëhet një krahasim me numër popullsie, duhet të kishim 30 vdekje në ditë.
“Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!
Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!”, shkroi Rama në Twitter.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
