Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë, me të cilën ka diskutuar, mes të tjerash, edhe për rritjen e investimeve kanadeze në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shkruan se i ka kërkuar ambasadores të ratifikohet sa më shpejt marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore, pasi sipas Kreut të Shtetit, do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada.

“Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis. Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri. Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada. Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada. Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. ”, shkruan Meta.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis.Falenderova Ambasadoren që…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 19 février 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re