Skip to content

Të reklamosh bukuritë e qytetit me art, 45 fëmijë çelin ekspozitën e pikturave në Berat

45 të rinj të Beratit kanë çelur një ekspozitë në qytetin e ‘1-mbi-1’ dritareve.

Pikturat e kryera, janë vendosur në pedonalen e qytetit me qëllim promovimin e vlerave të Beratit. Ekspozita e çelur ditën e djeshme ka mbledhur prindërit, mësues, fëmijë e kalimtarë, të cilët kanë ndjekur me kërshëri pikturat të kryera në forma të ndryshme (në vaj, akuarel, laps, pastela, etj).

Fëmijët që sollën pikturat u shprehën të lumtur që arti i tyre i shërbeu për një ditë Beratit.