Familjarët e Mateo Vasiut kanë bërë thirrje për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit. Ato kanë lënë një afat 3 ditor dhe më pas që t’ia dorëzojnë firmat kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë. Pas firmave që kanë mbledhur në qytetin e Fierit, familjarë të 8-vjeçarit u zhvendosën në Vlorë, Berat dhe Lushnjë për të mbledhur të tjera firma. Me anë të këtij peticioni ata kërkojnë dënimin me varje për Klodian Çalamanin, vrasësit të fëmijës së mitur.

Peticionit të tyre i janë bashkuar menjëherë qindra qytetarë nga Vlora, Berati e Lushnja.  Pas firmosjes së peticionit, qytetarët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Mateos dhe bindje të plotë se për këto krime monstruoze duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re