Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se duhet të rikthehet mundësia e koalicioneve parazgjedhore për të zhvilluar pluralizmin në vend.

Ai u shpreh se “e rëndësishme është kush vjedh zgjedhjet, kush intimidon votuesit, duhet të përgjigjet si deputet apo parti politike përballë ligjit”.

Ndërsa theksoi se s’mund të qeverisemi nga deputetë apo qeveri që kanë vjedhur votat.

Fatmir Mediu: Të rikthejmë mundësinë  koalicioneve parazgjedhore si një mundësi për të zhvilluar pluralizmin jo vetëm për grupe të caktuara politike, por për çdo forcë të re politike. Të kthejmë Kushtetutshmërinë në parlament që qytetarët të votojnë deputetët nëpërmjet listave të hapura, të mos qajmë dot si në 2008, të mos flasim vetëm sot për lista të hapura për më tepër diaspora e di më mirë se kushdo tjetër si duhet të votojnë, e kanë paraqitur versionin e tyre.

E rëndësishme është kush vjedh zgjedhjet, kush intimidon votuesit, duhet të përgjigjet si deputet apo parti politike përballë ligjit.

Nuk mund të qeverisemi nga deputetë apo qeverisje që burojnë nga këta deputetë që kanë vjedhur apo intimiduar në procesin zgjedhor, Është e domosdoshme që konsensusin për reformën zgjedhore ta shikojmë si element primar dhe të domosdoshme për të kthyer parlamentin në binarë kushtetues, për të pasur të drejtën e votës diaspora dhe për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

Nuk mundet që të ecim me marrëdhënie të njëanshme, por duhet të jetë marrëdhënie pozitë dhe opozitë.

Çdo diskutim duhet të ishte marrë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndryshe ky komision ka funksionuar kot. Duhet gjetur konsensusi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re