Ky pallat në njësisë 5 të Tiranës nuk ka qenë kështu, por me fondin e komunitetit, banorët e tij kanë përfituar rikonstruksionin dhe shndërrimin e tij të plotë.
 
Nikolin dhe Vera Gruda, një çift pensionistësh së bashku me administratori Edmond Trako u bënë nismëtarë të ndryshimit të pallatit ku jetojnë.
 
Ata bindën edhe te tjerët që të shfrytëzonin mundësinë e ofruar nga Bashkia e Tiranës dhe të përfitonin nga Fondi i Komuniteteve.
 
Kreu i Bashkisë së Tiranës sot ka bërë vizitën e parë në pallatin e rikonstruktuar.
 
“Projekti që sapo inspektuam jo vetëm që e ka ndryshuar veshjen e jashtme të pallatit, por ka bërë edhe një termoizolim të ndërtesës. Do të thotë që çdo familje i ka ulur faturën e energjisë elektrike si në dimër për ngrohje, ashtu edhe në verë për ftohje. Pra, në punë muajsh, investimi nxjerr veten e vet vetëm nga kursimi që i ndodh faturës së energjisë elektrike”.
 
“Pallati ka qenë në gjendje krejtësisht ndryshe. Jo më shumë se para disa muajsh, që nga pastrimi i shkallëve, dera e hapur në mënyrë të vazhdueshme etj, etj. Mbi të gjitha, investimi mundësoi termoizolimin. Brenda pak muajve banorët e ndjenë ndryshimin, qoftë në aspektin e mikroklimës që kanë në shtëpi, duke e mbyllur ngrohjen qysh në muajin shkurt.”
 
Por, që ky projekt të shtrihet edhe më tej në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se është e domosdoshme që pallatet të zgjedhin kryesitë dhe administratorët.
 
“Ftesa ime për të gjithë banorët është që të bëhen bashkë, të zgjedhin një administrator dhe  ky administrator më pas vjen në bashki dhe bashkëfinancojmë projekte si ky që kemi sot. Shikoni fare mirë kontrastin e një pallati me administrator dhe një pallati pa administrator; do të thotë, ku ka administrator ka organizim”.
 
Veliaj theksoi se deri më tani procesi i zgjedhjes së kryesive dhe administratorëve ka ecur me ritme të kënaqshme, çka ka ulur ndjeshëm problematikat që shqetësonin banorët dhe që kanë të bëjnë çështje të përditshmërisë së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re