Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e qarkut të Tiranës. Në pranga kanë rënë Antuanel Mila 26 vjeç dhe Emanuel Arapi 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi 21 vjeçar E.Rr.

Të rinjtë akuzohen për vjedhje të baterive të makinave në Tiranë, gjersa deri më tani policia ka dokumentuar 6 vjedhje të bëra, për të cilat përgjegjës kanë qenë të rinjtë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe 23 bateri makinash si edhe makina të tjera të cilat të arrestuarit i përdornin për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vidhnin bateritë e automjeteve, ndalohen 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.

Sekuestrohen 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re