Studenti Franci Trenova e ka të projektuar të ardhmen e tij jashtë Shqipërisë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tregon se çdo gjë e ka mirëmenduar dhe se pas mbarimit të vitit të fundit Bachelor për inxhinieri elektrike në universitetin Politeknik të Tiranës do të punojë dhe jetojë në Gjermani.

 

FRANCI TRENOVA

 

STUDENT NE UNIVERSITETIN POLITEKNIK TE TIRANES

 

Asnjëherë, nuk mund të punësohesh asnjëherë. Duhet të punosh të paktën një vit, dy vit pastaj mund të nisësh inxhinier. Të them të drejtën po ika nuk kam terezi të kthehem më. kam kërkuar shumë punë, për internship, inxhinieri elektrike dhe për punëtor tamam dhe në këtë degë të paktën është shumë e vështirë. Si të gjithë studentët jam sajuar me punë, jo postier, jo fast food që kishin orare që më përshtateshin. Është shumë e vështirë, nuk të merr njeri 4 orë, 6 orë, shumë e rrallë.

 

Ndonëse prindërit e 21-vjeçarit nuk janë shumë optimistë për braktisjen e vendit të tij, ai shprehet i vendosur për t’u larguar në kërkim të mundësive më të mira.

 

FRANCI TRENOVA

STUDENT NE UNIVERSITETIN POLITEKNIK TE TIRANES

Ata nuk duan se i ikën fëmija larg, unë do bëj të ardhmen time. Unë jam i ri dhe nuk është problem çfarë kam këtu mund ta krijoj dhe jashtë.

 

Eksperti për çështjet e punësimit dhe karrierës, Erion Muça tregon se 40% e numrit total të të larguarve çdo vit janë të rinj që kanë mbaruar arsimin e lartë. Ai shton se krahas Gjermanisë, ka një trend në rritje të lëvizjeve masive drejt Francës dhe vendeve nordike.

 

ERION MUÇA

 

EKSPERT PER ÇESHTJET E PUNESIMIT DHE KARRIERES

 

Janë rreth 8000 deri në 9000 individë me arsim të lartë që zgjedhin të largohen jashtë vendit për më shumë mundësi dhe alternativa. Është Gjermania në krye të listës, por ka një rritje të interesit edhe për Francën dhe ka një trend në rritje drejt vendeve nordike, kryesisht Suedisë. Janë 40% e individëve që janë me arsim të lartë, me eksperiencë dhe intelektualë që largohen nga vendi për një jetë dhe punë më të mirë.

 

Gjatë sezonit veror dhjetëra biznese kërkojnë të rinj për të mbuluar sektorin e turizmit, por eksperti Muça nënvizon se jo të gjithë mund të punësohen pa pasur specializime.

 

ERION MUÇA

 

EKSPERT PER ÇESHTJET E PUNESIMIT DHE KARRIERES

 

Sektori i turizmit mundëson një seri alternativash për punë. Kini parasysh se pjesa më e madhe e pozicioneve nnë fushën e turizimit janë ose për zanate që kërkojnë minimalisht një arsim të mesëm professional, si kamarier, banakier, recepsionist; por nga aana tjetër ka dhe një sërë profilesh apo pozicionesh që kërkojnë individë të formuar, pse jo me arsim të lartë si guida turistike, menaxherë.

 

Në mungesë të gjetjes së një pune në përputhje me studimet e kryera, eksperti Erion Muça kërkon që të rinjtë të punësohen në biznese e kompani, ku hap pas hapi mund të informohen më shumë për degën që kanë mbaruar, duke siguruar në këtë mënyrë eksperiencën e duhur për profesionin e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re