Gentjan Tufa, student i degës Gjuhë-Letërsi në fakultetin Histori-Filologji e sheh braktisjen e vendit si një domosdoshmëri për aq kohë sa nuk i ofrohen më shumë mundësi. Për të, meritokracia ekziston vetëm në teori, pasi në praktikë ndodh ndryshe.

 

“GENTJAN TUFA

STUDENT NE FHF

Kushtet politike, ekonomike, sociale, kultutore e gjithçka tjetër në këtë vend po na e pamundësojnë qëndrimin dhe jetesën normale në vendin tonë. Do doja të ikja në një vend që të më mundësonte një jetësë normale, të siguroja punë dhe të jetoja në një vend demokratik. Të ndryshojnë politikat e këtij vendi që të ketë meritokraci.”

 

Referuar të dhënave të INSTAT, pjesa më vitale e shoqërisë, ajo e grupmoshës 20 deri në 24 vjeç, ka pësuar një rënie me 15 000 persona krahasuar me një vit më parë. Vetë qytetarët shprehen se në të vërtetë fëmijët e tyre duan t’i shohin jashtë kufijve të shqiptarisë.

 

“QYTETARET

Do duhet të përmirësohet gjithçka, po ky përmirësim nuk vjen nga të vjetërit, as nga të rinjtë që janë bërë më të vjetër sesa vetë të vjetrit. E bën ajo armatë, ai brez i të rinjve që punojnë jashtë, që janë mësuar me rregull e disiplinë. Mua më është larguar fëmija, dhimbje ka.”

 

Sociologu Gëzim Tushi e quan alarmante këtë situatë si në aspektin ekonomik, dhe në atë politik e social. Ndaj ai kërkon që institucionet të veprojnë sa më parë.

 

“GEZIM TUSHI

SOCIOLOG

Padiskutim është një lajm i keq, është një situatë me të vërtetë alarmante. Largimi i tyre duhet studiuar, duhet diagnostikuar sepse ata nuk ikin kot. Perëndimi i tërheq si magnet të rinjtë tanë për të shkuar andej dhe kjo kërkon një rishikim të politikave që ka të bëjë shtimin e popullsisë, integrimin e të rinjve, me punësimin, sigurimin e kushteve të jetesës dhe një varg të gjerë faktorësh.”

 

Krahas rënies së numrit të të rinjve në vendin tonë, të dhënat janë shqetësuese edhe në rang vendi. Sipas INSTAT, në janar të këtij viti rezultuan 36 000 banorë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re