Viteve të fundit në Kukës dukshëm është rritur numri i të rinjve të cilët shprehin interes për të vizituar zonat turistike.

Turizmi malor sidomos është nxitur nga “Qendra për Progres Rinor” e cila ka për qëllim kryesor promovimin e shtigjeve dhe bukurive natyrore të Kukësit. Bashkë me grupin e Ambasadorëve të Natyrës dhe Turizmit, pjesë e projektit ‘Shëtis, Fotografoj, Pastroj’, aventura e radhës fundjavën që lamë pas ishte segmentin turistik Novosej-Guri I Mëngjesit-Kallabak-Shtegui Ngjyrave.

Ne jemi grup të rinjsh për të aktivizuar të rinjtë e Kukësit dhe vajzave për të shijuar bukuritë natyrore të Kukësit që shumë prej tyre është hera e parë që po i prekin duke u marrë me sportin e haiking. Ne kemi natyrë piktoreske dhe shumë të bukur por nuk mjafton vetëm kjo, duhet një mesazh ndërgjegjësues që natyra është e pastër në vetvete por janë njerëzit ata që e ndotin natyrën. Ata nuk mund të quhen turistë por njerëz të papërgjegjshëm. Ne mundohemi të pastojmë edhe natyrën. Kryesore është që vajzat po angazhohen me këtë sport dhe synojmë që të promovojmë dhe të nxisim të rinjtë të dashurojnë natyrën”, u shpreh një i ri.

Të rinjtë përgjatë ecjes kanë takuar turistë vendas nga Korça të cilët janë befasuar nga bukuritë natyrore që ofron Kukësi.
Gjatë takime me turistë të vendeve të ndryshme Ambasadorët e Natyrës dhe Turizmit,kanë ndarë mesazhe për mbrojtjen e natyrës dhe kanë pastruar mbetjet përgjatë rrugës që kanë përshkuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re