Ledjon Fero është një djalë i ri, i cili jeton në fshatin Moravë, jo shumë larg qytetit të Beratit. Ndërsa ishte me studimet universitare ai humb nënën e tij. Ledioni tashmë kujdeset për babanë dhe vllain.

Mbaron universitetin me rezultate shumë të mira në gjuhën frënge dhe prej disa vitesh ushtron profesionin e mësuesit të gjuhës së huaj. Por Ledioni ka një ëndërr, përveç profesionit të mësuesit ai dëshiron të ketë një fermë të madhe.

Mëngjesi në shtëpinë e Ledionit nis me kafenë e përgatitur nga vetë ai, dhe bisedën me babain ne lidhje me fermën e tyre. Ledioni është një djalë që tashmë është mësuar të bëj punët e shtëpisë, gatime, hekurosje, gjithçka.

Kopshti i tij i vogël me pemë dhe perime është ajo që atij i sjell kënaqësi. Së bashku me babanë e tij, Besnikun, Ledioni kanë ngritur edhe serat që së shpejti do të ti mbjellë me perime.

Por ambicia e Ledionit është ferma e madhe, ai nuk e shikon veten në emigrim dhe vetëm tek profesioni i mësuesit. Gjen kohën jo vetëm për të punuar në kopshtin e tij por edhe për të studiuar apo shoqëruar shpesh të huaj në gjuhën frënge. Madje mendon se një ditë do t’i ftojë turistët në fermën e tij për të mbjellë produkte së bashku.

Ledjoni ka një ka një mesazh për moshatarët e tij sidomos për djemtë.

“Jeta të vë përpara shumë sfidave, nuk duhet të thyesh dhe kurrë nuk duhet të kënaqesh me çfarë ke, duhet të guxosh më shumë. Vendi ynë ofron shumë mundësi ndaj duhen të punosh për ti shfrytëzuar ato, në dobi të vetes. Kjo sjell jo vetëm kënaqësi por pse jo dhe të ardhura ekonomike”, thotë ai.

/Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re