Ndonëse ëndrra amerikane është një përzgjedhje fati, atë europiane shqiptarët e zgjedhin vetë. Çdo ditë në zonën e njohur si blloku i ambasadave, dyert e asaj gjermane gjallojnë nga të rinjtë që presin një përgjigje. Ana, pas 9 muajsh të aplikimit të parë është në pritje të marrjes së vizës. Emocioni lexohet qartë, që pritjes tashme i erdhi fundi.

 

 “Jam 29 vjeç, kam mbaruar shkollën për juriste këtu. Asnjë ditë nuk kam punuar në profesion, gjithmonë në call center. Derisa i thashë vetes boll më. Vendosa të largohem, familjen e kam atje dhe nuk kam në mendje të kthehem më.”

 

Njësoj si Ana ka dhe shumë të tjerë që i bashkon e njëjta ëndërr. Mes tyre, jo vetëm të rinj të sapo diplomuar, por dhe shumë fëmijë të mitur të cilët presin të shkojnë tek familjarët qe kanë emigruar më herët. Nga fillimi i vitit deri tani agjencitë e punësimit njoftojnë se janë 500 të rinj që kanë aplikuar dhe presin largimin nga Shqipëria.

 

Drejt Evropës po largohen më së shumti profesionistët.

 

Në një kohë që rinia po largohet masivisht, shifrat e INSTAT ekspozojnë një fenomen tjetër me të cilin po përballet Shqipëria, rikthimin në punë të personave mbi 64 vjeç. Aktualisht janë 58 mijë persona që i janë rikthyer punës për arsye ekonomike dhe plotësimit të viteve për të përfituar pensionin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re