Sali Berisha gjatë “Foltores” me demokratët në Korçë:

“Nëse do të ishte një opozitë e fortë Edi Rama sdo kishte bërë kurrë këto që ka bërë. Po pse ikin të rinjtë cdo ditë nga Shqipëria? Ata po ikin sepse skanë besim tek ai as tek ne, sepse po të na shikonin ne si forcë e fitores nesër nuk do iknin dhe do prisnin me durim që të fitonim dhe të ndryshonin gjendja, por nuk shohin tek ne asgjë. PD për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve në 25 prill në 2021 diferenca në vota mes votave midis PS dhe PD është qartësisht më e madhe se në vitin 1997. Votat që ka marrë PD në koalicionin e vet këtë vit janë 74 mijë vota më pak se në vition 2013 kur humbëm.

Pse ndodhi kjo? Rezultati në fund sepse kryetarit aktual nuk i beson më shumë se 90% e atyre që votuan për ne, pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur por për fat të keq as një marrëdhënie të përshtatshme për ju. Sot cdo ditë takoj drejtues dhe anëtar dhe ai mban një raport gjysmë të akullt me njerëzit. Berisha ka përgjegjësi më shumë se juve të gjithë këtu sepse së pari e njoh më shumë se ju. Puna më ka bërë që ti njoh më shumë, pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë të sinqertë për këtë? Ka pasur vetëm një shkak, betimin tim që kurrë mos kthehem. Më datën 26 qershor 2013 unë jam zotuar para jush që largohem pa kthim“, tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re