Policia e Lezhës goditi një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm këtë të diel.
Në pranga ranë shtetasit E. B., 26 vjeç dhe I. N., 33 vjeç.
Arrestimi i tyre u krye në autostradën Milot-Morinë, ku po udhëtonin me dy mjetet e tyre tip “Ford” dhe “Volvo”.
Brenda makinave u gjetën të fshehur 19 klandestinë, të cilët po transportoheshin drejt Kosovës.
Destinacioni i tyre final ishte drejt vendeve të BE-së dhe kalimi do të kryhej kundrejt pagesës.